Policia tentoi ta mbronte, ndryshon akuza për policin: Vrasje me dashje!

Prokuroria ngriti akuzën “vrasje me dashje” për komisar Arjan Tase i cili me skafin që drejtonte shkaktoi vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia mesditën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë.

Kjo akuzë ësgtë ndryshe nga ajo që Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte dorëzuar së bashku me provat në prokurori.

Akuza e prokurorisë së Vlorës i janë paraqitur tashmë edhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në të cilën ditën e nesërme do te mbahet seanca gjyqesore, ne 10:30 ku do te vendoset masa e sigurise per ish komisarin e Himares.

Si prova për të mbështetur këtë akuzë është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Gjithashtu efektivi dinte rregullat që nuk duhej të shkelte, njëra prej tyre dhe fakti që ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Ka qenë rreth orës 14:00, (2 gusht 2022) kur efektivi i policisë i cili ishte me pushime, pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bordin e skafit ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

About Redaksia

Check Also

CDU në Gjermani radikalizon qëndrimet ndaj Ramës: Do punojmë me PD dhe Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, thotë se politika botërore me ndryshimet e reja dhe …

Leave a Reply