Protesta e qytetarëve është zhvendosur tek kryeministria, pas tubimit tek ministria e Brendshme.
E veçanta e këtij tubimi, ishte prania e dhjetëra fëmijëve, të cilët kanë bërë homazhe për 7-vjeçaren e vrarë në bregun e detit të Himarës nga Komisari i Policisë së Elbasanit.
Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë, ndërsa fëmijët me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për bashkëmoshataren e tyre.
Qytetarët kanë vendosur të ndriçojnë bulevardin me telefonat e tyre.
Mijëra qytetarët janë ulur në shesh dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të vogëlushes që humbi jetën në tragjedinë e Himarës Jonada Avdiu.
Qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe ministrave duke i quajtur vrasës. “Kriminelë me kollare Çuçi Kumbaro”, “Jepni dorëheqjen1”, ishin disa nga thirrjet e tyre.