Kryetari i PD Roskovec Emels Xhaxhaj: Ergisin e mbyti në lumë neglizhenca e pushtetit të Majlinda Bufit

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Roskovec, z. Emels Xhaxhaj ka reaguar për mbytjen në lumin Seman të djaloshit 14-vjeçar nga fshati Suk 1 i bashkisë së Roskovecit. Me anë të një shkrimi të gjatë kryedemokrati i Roskovecit, Emels Xhaxhaj shkruan se djaloshi vdiq nga neglizhenca dhe braktisja e nga ana e kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi. Sipas Xhaxhajt heqja e ndihës ekonomike për këtë familje dhe nevoja për një vakt ushqim e çuan djaloshin drejtë lumit edhe ku gjeti vdekjen fatale nga mbytja.

Lexo shkrimin e plotë:

Ergisin e mbyti në lumë neglizhenca e pushtetit të Majlinda Bufit- Nga Emels Xhaxhaj

Sot te gjithë jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Suk-1 të NJ.A Strum në bashkinë Roskovec. Një djalosh 14-vjeçar, nga një familje me shumë halle me 9 anëtar si ajo të ndierit Novrus Saka, i rritur me sakrifica, që punonte ditë-natë për të mbajtur me bukë motrat dhe vëllezërit e tij u mbyt në lumin Seman. Bashkëshortja e Novus Sakës, nëna e mirë humbet edhe një tjerër ëngjëll në lumë. Në shpirtin e saj u hap një tjetër plagë që kullon lot dhe dhimbje. humbi fëmijën e dytë në lumë. Humbi Ergisin. Ajo vajton nga varfëria, vajton se nuk do e shikoj më Ergisin që i sillte lekët e punës në shtëpi, vajton se nga shpirti i saj u këput një tjetër trandafil, i iku një ëngjëll puntor.

Vetëm zemra e saj e di se cfarë po ndien. Lotët nuk po i pushojnë ashtu dhe hallet. Ergisi një djalë puntor që edhe pse në moshë minorene, luftonte me varfërinë për të ushqyer motrat dhe vëllezërit. Ergisi nuk kishte kohë të ëndërronte si bashkë moshatarët e tij për të shijuar ndiesitë e moshës, por atij duhet të punonte çdo ditë dhe çdo natë. Ergisi natën punonte si roje i pompave vaditëse dhe ditën sa dielli dilte në kupë të qiellit shkonte tek puna e dytë nëpër serat e bashkëfshatarëve të tij.

Ergisi i rritur me një mijë halle ishte jetim. Babai, Novruzi qe u nda kjo jetë 4 vite më parë e la të vogël, vetëm 10 vjeç. Askush nuk kujdesej për familjen e Novruzit të shkretë sic shprehen bashkëfshatërët e tij që i kanë sytë të mbushur me lot nga dhimbja e thellë që i la pas Ergisi i mirë, Ergisi i të gjithëve. Pushteti i pashpirtë i Edi Ramës dhe i Majlinda Bufit i kishte hequr edhe ndihmën ekonomike që të mbante frymën gjallë. Me paturpësinë më të madhe dhe ligësinë që e karakterizon Majlindën, i kishtë thënë nënës së Ergisit: ” Ti nuk e meriton ndihmën ekonomike se ke vajzën në Greqi”. Pse nuk e meriton moj zonjë?- Çfarë duhet të bëj më shumë kjo familje që ka fëmijë të sëmurë me probleme mendore dhe nuk siguron dot bukën e gojës?!

-Deri në këtë pikë ka shkuar poshtërsia e një kryetareje bashkie që nuk ndien dhimbjen e varfërisë ngaqë zullumet dhe vjedhjet ia kanë zënë sytë që të shoh realitetin e hidhur të familjes me shumë halle të Ergisit dhe vëllezërve të tij që po rriten në skamje dhe varfëri.

Sepse Ergisi ishte fëmijë i dashur me të gjithë. Por varfëria dhe nevoja për ushqim e detyroi Ergisin që për të siguruar një vakt ushqim, të gjuante për pëshk në lumë. Ai kishte shkuar dhe herë të tjera por hera e fundit që shkoi ditën e djeshme ishte fatale per të. Iku nga kjo jetë plotë halle dhe u bë ëngjëll pranë Zotit.

Ergisi nëse nuk do ishte bërë lajm tragjik për të gjithë, askush nuk do e njihte në jetën e vështirë që bënte. Për Mjalinda Bufin që qendron në karrigen e kryetares së Bashkisë për të plaçkitur dhe ndihën ekomonike të familjeve në nevojë, Ergisi nuk ekzistonte. Makutëria e pushtetit kriminal shikon vetëm shifrat e tenderave të radhes dhe jo vuatjen e nevojtarëve. Ergis ti nuk u mbyte por të lanë vdekjen si të vetmen rrugë që ti të shpëtoje nga varfëria.

Në emrin tim personal por edhe në emër të Partisë Demokratike Dega Roskovec, i shpreh ngushellimet më të ndjera familjes së Ergisit, nënës , motra, vëllezërve dhe të gjithë të afërmëve të tij- e mbyll shkrimin e tij kryetari i PD Roskovec, Emels Xhaxhaj.

About Redaksia2

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply