Meta: Afera e Portit kundër marrëveshjeve me BE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ka sjellë në vëmendje atë që e quajti aferën me Portin.

Ai u shpreh se kjo bie në kundërshtim më marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila parashikon se të tilla marrëveshje duhet të bëhen nëpërmjet konkurrencës së lirë.

“E dini që kemi portin, aferën e portit që është një aferë që është kundërshtuar nga opinioni i gjerë për mungesë transparence dhe BE se bie në kundërshtim me Stabilizim Asociimit, që duhet të përmbushim që të ecim më tej.

Marrëveshja parashikon se të tilla marrëveshje duhet të bëhen nëpërmjet konkurrencës së lirë, këtu kemi të bëjmë me një aferë brutaliteti arrogancë nga i cili nuk fitojnë as qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia. Ne do ta ndjekim me vëmendje këtë proces. Nuk më pëlqen të flas pa letra e fakte.

Të jeni të sigurt që vetëm aferën e inceneratorëve nuk keni parë gjë akoma, në krye të tij ndodhët Rama por edhe të shumë aferave të tjera. Ndaj nuk mund të pranojmë që Durrësi i traditave dhe historisë e kulturës të keqtrajtohet kështu nga një bandë e të jetë nën presionin e të fortëve”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Kjo është dhuna për të cilën ndërkombëtarët nuk folën!

Nga Albana VOKSHI Pas protestës së djeshme, e treta në radhë para bashkisë, organizuar nga …

Leave a Reply