Nga Adriana KALAJA
Të gjithē jeni informuar për krimin e rëndë të ndodhur më datë 12 gusht në Tiranë, ku shtetasi Qani Muça qëlloi punonjësin e IMT-së.
Në fakt z. Muça thjesht shkrepi këmbëzën.
Punonjësin e IMT-së e qëlloi Erion Veliaj për qëllime korruptive të ndërtimit të një kulle në atë pronë.
Ndërkohë që qytetarin e ndershëm Qani Muça e kthen në “vrasës”, vrasësi i vërtetë Kryebashkiaku pastron paratë e krimit dhe pastaj i ndan me miqtë e tij kriminelë.
Pse e them këtë?
Pas ngjarjes vrasësi i vërtetë Veliaj është kapur në panik të madh për të manipuluar provat dhe ngjarjen e rëndë.
Së pari, sapo mori vesh se isha unë tashmë avokate e viktimës së korrupsionit dhe vjedhjes Qani Muça, ndërhyn në Policinë e Shtetit për të filluar procedimin penal ndaj meje, megjithëse miqtë e mi kishin bërë statuse në fb edhe më të rënda
Së dyti, menjëherë pas ngjarjes, ka ushtruar presion në media pranë pushtetit që të mos dilte në pah fakti se kjo pronë ishte “në proces legalizimi”.
Madje në disa prej tyre është kërkuar ndryshimi i kronikës.
Pse banditin Veliaj e shqetësonte ky fakt?
Sepse dispozita ligjore parashikon se nuk mund tē dilet me një vendim prishje të një prone pa një vendim përfundimtar të ASHK-së ose Kadastrës.
Po kështu, mafiozin Kryebashkiak e shqetëson fakti se kjo pronë është shembur për të ndërtuar një pallat nga një privat, mik i tij (dhe për këtë provat do i keni shumë shpejt), dhe jo për interes publik siç pretendon ai.
Dhe në këtë presion mediatik, dikush tërhiqet por dikush ruan dinjitetin dhe lartësinë e detyrës.
Nuk e di pse mu kuktua ajo shprehja popullore se:
“Kur nuk shkon Muhamed te Mali, shkon Mali te Muhamedi”.
Mbase mund të më procedojnë sërish penalisht për këtë shprehje popullore si në rastin e parë, por le të shohim provat më mire.
Dokumenti i mëposhtēm është vetëdeklarimi që ka bërë viktima Qani Muça që në vitin 2005.
Tani fakti që ai banditi tjetër i Kadasrës Artan Lamja nuk e legalizon këtë pronë se nuk e lejon mafiozi Veliaj, faji i qytetarit është?
Në këtë kuadër pyetjet që unë kam për Kryebashkiakun mafioz Veliaj jane:
- Pse ushtron presion nëpër media që të mos dalë si fakt se prona ka qënë në proces legalizimi?
- Pse i është ofruar hyrje viktimës Qani Muça nga ndërtuesi nëse ai nuk do ishte pronar i ligjshëm?
- Përse i është ofruar hyrje viktimës Qani Muça, nëse aty nuk do ndërtohej pallat por rrethrrotullim?
Derisa të kujtohet SPAK, e derisa unë të nxjerr provat e tjera lidhur me këtë ngjarje, ka kohë plot Autori i Krimit Veliaj të përgjigjet.
Ajo që më shqetëson mua është fakti se a do ketë vite jete që do t’i duhet të kalojë në burg këtij banditi për aq shume krime e korrupsion që ka bërë?
Të presim e të shohim.
Shtatori do të jetë më i nxehtë se piku i verës.
Ups se harrova.
Mbase dhe pasoja e Covid.
T’i thotë dikush “gazetares” Klodiana Lala që kronikat rë mos i bëjë sipas sms-ve të Veliajt.
Kishte shumë të pavërteta kronika për ngjarjen.
Nëse do i japim edhe ndonjë provë.
Prova për të tërë.
Ps: Nëse dikush njeh ndonjē avokat “të zotin” si p.sh.m çunat e Lekës, e që e kanë pikë të dobët Kryebashkiakun, le t’i adresojnë t’i japin ndonjë ndihmë juridike, se unë avokate “e paaftë” jam.