Shqiptarët, edhe ata që e kanë një vend pune, nuk e kapërcejnë dot pragun e varfërisë

Nga Flamur NOKA

Shqipëria në rrezik!

Shqiptarët, edhe ata që e kanë një vend pune,

nuk e kapërcejnë dot pragun e varfërisë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) shprehet kështu për Shqipërinë:

Në vitin 2021, një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë.

Gjysma e të punësuarve në biznesin e familjes punojnë pa pagë.

17% e të punësuarve në Shqipëri paguhen 3.2-5.5 dollarë në ditë.

2% të punësuarve marrin 1.9-3.2 dollarë në ditë.

Në vitin 2021,

19% e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 USD në ditë ose rreth 130 dollarë në muaj, duke mos qenë në gjendje të ngrenë veten dhe familjet e tyre mbi pragun e varfërisë.

Gjysma e punonjësve në vendin tonë paguhet në nivelin e pagës minimale.

Mijëra persona punojnë në informalitet total.

Deklarimi i pjesshëm i pagës për efekt tatimi është një dukuri e përhapur.

Qeveria nuk ka punuar një ditë për t’ia bërë jetën më të lehtë shqiptarëve.

Me këto shifra nuk ka vend për rrahje gjoksi, por si çdo dështak, kryeministri është edhe prepotent.

Largimi i Ramës është kauzë kombëtare,

nga Kosova në Shqipëri.

Shqipërinë do e çlirojmë nga pushteti i varfërisë!

About Redaksia

Check Also

Zhduket Rama, Spaho: Ku ndodhet kryeministri? Prej janarit nuk vjen në Kuvend!

Ka nisur dita e dytë e seancës plenare maratonë, që shënon edhe mbylljen e këtij …

Leave a Reply