Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjete sociale një foto të Mirel Mërtirit, një prej pronarëve të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por fitojnë çdo ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kryemadhi ka publikuar edhe një dokument të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj që i hap rrugë grabitjes nga Mërtiri, i njohur edhe si bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të rilindjes.
Mirel Mërtiri është bashkëjetuesi i Stela Gugalles dhe mik me Klodian Zoton, të dy këta të fundit pronarë inceneratorësh që kanë përfituar miliona euro.
Postimi i plotë
Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.
Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.
Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.