Boçi reagon ndaj Ballës: Bijtë e etërve duan revansh… nga frika e shtatorit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar ashpër pas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili i kërkoi Parlametit të merrte masa për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Postimi i plotë

Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve.
Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit!
Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!
#Shqipërianërrezik

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply