Nafta në Shqipëri 2 mijë e 221 lekë, në Malin e Zi kushton vetëm 160 lekë!

Nga e marta çmimet të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi pritet të ulen me 9 deri në 12 cent për litër, duke e bërë shtetin fqinj të parin për çmimin më të ulët të karburanteve.

Nafta pritet të ulet me 9 cent duke kushtuar 1,39 euro ose 160 lekë për litër.

Dy llojet e benzinës do të ulen me 10 deri në 11 cent për litër.

Ulja e çmimeve në Podgoricë ndjek reduktimin e akcizës së naftës prej 50%, një masë e qeverisë malazeze javë më përpara.

Ndërkohë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon.

Çmimi i benzinës është më i ulët edhe se në Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht për një litër maqedonasit paguajnë 171 lekë ose 1,47 euro.

Ndërsa sa i përket naftës çmimi në Mal të Zi është i dyti më i liri në rajon duke ndjekur Shkupin i cili ka çmimin më të ulët.

Çmimet më të larta në rajon vijon t’i ketë Shqipëria, ku benzina për një litër shitet me 202 lekë ndërsa nafta 221 lekë për litër.

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit financiar botëror

Teprimeve të financiarizimit po i del boja. Abuzimi i borxhit, publik dhe privat, i redukton …

Leave a Reply

Your email address will not be published.