Berisha: Janë mbyllur 620 shkolla, u trefishuan burgjet! Arsimi, prioritet i PD

Kryetari i PD, Sali Berisha ngriti shqetësimin e mbylljes së shkollave vitet e fundit në Shqipëri, gjatë takimit që zhvilloi me ekspertë të arsimit. Berisha tha se janë mbyllur 620 shkolla, ndërsa është trefishuar numri i burgjeve dhe është rritur kriminaliteti.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, “hap një shkollë të mbyllësh një burg”, këtu është shndërruar “mbyll një shkollë, të hapësh një burg”, u shpreh Berisha.

Berisha premtoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisjes së PD.

“Ndaj dhe duke garantuar ju se për ne edukimi është një proces themelor duke filluar nga pasqyrimi i tij dhe reflektimi i tij në identitetin tonë kombëtar, në të sotmen dhe të ardhmen tonë, ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, procesin më serioz të veprimtarisë së PD nesër në pushtet”.

About Redaksia

Check Also

Rama shpenzoi 30 mijë euro për të shkuar në Korçë me dy helikopterë, qytetarët ta gjuajnë me vezë e domate

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama shpenzoi 30 mijë euro për të …

Leave a Reply