Ndriçim Kulla: Rama ka shthurur shkollën. PD të ngrejë identitetin kombëtar në arsim

Publicisti Ndriçim Kulla, i cili ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të PD, Sali Berisha me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar, deklaroi se, kryeministri Edi Rama ka krijuar një sistem arsimor të shthurur. Sipas tij, sistemi arsimor do e kalojë problematikën me ndërhyrjen e Partisë Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht edukimi është përtokë.

“Edukimi mungon. Nuk po përballoj dot vajzat, është ndikimi i grupit. Fëmijët kanë nevojë për një pedagogji që është në zhvillim, jeta ka dinamika.

Problemi më i madh është teknologjia digjitale. Ka sot një antivirus të përballojë teknologjinë digjitale. Edukimi është përtokë, edukimi arsimor, familjar, shoqëror, edukimi europian.

Rama ka shthurur shkollën. Nëse doni vota, ngrini çështjen, identitetin kombëtar në arsim. Arsimit shqiptar i duhet rikthyer identiteti kombëtar”, tha Kulla.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Ergys Agasi në vilën e Ramës në Surrel, do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët u shpreh se, Ergys Agasi, i …

Leave a Reply