Albano Zhapaj: U bëhet presion mësuesve, duhet plan kombëtar për Arsimin

Eksperti i Arsimit, Albano Zhapaj u shpreh se arsimi po kalon pikën e tij më të ulët, një degradim që po vjen nga kupola dhe po shtrihet deri të nxënësi. Nëse nuk arr9ijm ta shohim arsimin si çështjen më parësore të kombit ky vend do të mbetet akoma dhe për shumë kohë mbrapa

Duke ju falënderuar për hapësirën ku të shprehim problematikat tona që e pengojnë zhvillimin e arsimit.

Më vjen mirë që u prek pika e parë e edukimit sepse ajo është përmbajtja ndërsa arsimi është procesi dhe ato si shikoje janë dy gjëra të ndryshme dhe ajo që më shqetëson i jepet përparësi arsimit.

Arsimi ynë duket se ka një platformë që është prapaskenës dhe po i copj fëmijët drejt edukimit të bindjes që në vetvete është bindja dhe rregulli ndaj mësuesit drejtorit, kjo nuk ka nevojë sepse mësuesi e bën vetë veten që ta respektojnë.

Në telefonin disponoj një video ku drejtori rreh dhunshëm një fëmijë dhe ajo që më shqetësoj është që nxënësit nuk reaguan sepse është kultivuar bindja dhe rregulli.

Nxënësi është komponenti kryesor i edukimit sepse më atë fillon gjithçka, populli nga njëri tjetrit nuk ndryshojnë nga vlerat por nga mënyra sesi ajo i transmeton vlerat dhe ky transmetim kryhet nga mësuesi.

Të gjitha mekanizmat dhe teknikalitetet që janë përdorur përfshirë dhe udhëzimin e fundit që mësuesi i nënshtrohet një testi ose provimi 3 mujor duket absurd.

Këto teknikalitete që po përdoren nga qeveria e cila po ka mbyllur shkollat tani ka dhënë disa direktiva se numri  i mësuesve të rritet.

Mesa duket shkollat u mbyllën për të hequr disa mësues sepse i shihnin si zëra ndryshe, tani kërkojnë të punësojnë militantët e tyre dhe nga të gjitha gjërat doli se litari i bukës ishte ai më i forti.

Nuk ka nevojë të udhëtojmë në kontinente për të marrë shembuj nga arsimi, mjafton të shohim fqinjët tanë sepse ata kultivojnë edukimin për lirinë.

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply