Bardhyl Musai: Po ikën rinia, popullsia jonë po tkurret

Bardhyl Musai, pedagog në Universitetin e Tiranës, në takimin me kryetarin e PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve jashtë vendit. Ai tha se familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, para e cila ikën nga Shqipëria dhe sistemi arsimor shqiptar.

Bardhyl Musai: Po ikën rinia. 500 mijë kanë ikur vitet e fundit. Kemi një bjerrje të të rinjve. E dini që familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për të shkolluar fëmijët jashtë. Janë 1/8 e buxhetit të shtetit, është 4% e GDP, kur i gjithë investimi në arsim është 2.8% e GDP. Sikur kjo para të qëndrojë në Shqipëri do të kishim lulëzim të arsimit. Po varfërohet Shqipëria se paratë po dalin jashtë, varfërimi më i madh është varfërimi intelektual, po ikën truri. Vetëm vitin e shkuar kanë ikur në emigrim 42 mijë vetë dhe popullsia jonë po tkurret në 2021 krahasuar me 2020, 1.3% minus është rritja natyrore e popullsisë, kemi më shumë vdekje se lindje. Po shkatërrohet sistemi i vlerave, kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply