Një mësuese nga Elbasani, Danjela Saliaj gjatë takimit të kryetarit të PD, Sali Berisha me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar, u shpreh se e kanë pushuar nga puna pasi ka qenë numëruese e PD për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit përballë Taulant Ballës. Ajo deklaroi se, e kanë njoftuar se vendi i saj i punës do të mbyllej, dhe sipas mësueses këtë e bënë për ta gjunjëzuar.
“Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare isha numëruese në pallatin e sportit me grupin e Taulant Ballës. U desh të mbronim votën e qytetarëve të Elbasanit me bindjen time, sakrificën dhe idealet e mia.
Pas asaj ngjarje, më morën në telefon dhe më thanë të paraqitesha në zyrën vendore se kërkohesh nga drejtoria arsimore, më thanë se s’do jesh më mësuese se vendi i punës do të mbyllet.
Jo shkolla ku punoj, por vendi im i punës. Fillova me mekanizmat e mia, Luçiano Boçi më ndihmoi shumë duke e bërë çështjen time mediatike. Lanë një nënë dhe dy fëmijë rrugëve jetimë, me idenë se do më gjunjëzonin, por nuk ia arritën qëllimit të tyre”, tha Saliaj.