Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Arjan Teri, mësues në qytetin e Shkodrës tha se shqetësues mbetet denigrimi i figurës së arsimtarit, cenimi i personalitetit të tyre. Më tej ai i tha Berishës t’i ‘kthejë’ në vitin 2009 pasi do ishin njerëz më të lumtur.
“Më e keqja është denigrimi i figurës së mësuesit, cënimi i personalitetit tonë si mësues. Kam besimin të paktën që në një ditë të bukur, doktor Berisha me kabinetin e tij të ka kthejë të paktën te viti 2009, do ishim qenë njerëzit më të lumtur si ka shkuar situata.
Kjo nuk është retorikë servile se nuk jam oportunist. Kam një propozim për arsimin dhe shkollën. Të shpallet nga qeveria e ardhshme arsimi emergjencë kombëtare, është e nevojshme si elementi bazë për edukimin dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vetëm me buxhet të rritur mund të kemi shkollë cilësore”, tha Teri.