Vritet me thikë 41 vjeçari në Sarandë për një vend parkimi

Një person është vrarë me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar.

Sherri për një vend parkimi ka shkaktuar një viktimë mbrëmjen e sotme në Sarandë. Klodian Bakiaj, 41 vjeç ka parkuar makinën para një restoranti në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, por kamerieri Xhanelo Tarja ka dalë dhe i ka kërkuar Bakiajt që ta largojë mjetin që aty.

41-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka debatuar me kamerierin 24-vjeçar. Tarja është futur sërish brenda restorantit, ka marrë thikën, ka dalë dhe ka qëlluar disa herë me thikë Bakiajn. Ky i fundit ka rënë në tokë. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Xhanelo Tarja, banues në Laç është është arrestuar pas disa orësh nga policia.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply