Kurti kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO: Reciprociteti me Serbinë do zbatohet!

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qëllimi i Kosovës është i qartë, e që është anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike.

Kurti tha se e di që në NATO janë katër shtete anëtare që s’e njohin Kosovën por që gjithmonë insiston në atë që është e drejtë.

“Ne kemi qëllim të qartë që të jemi pjesë e NATO-s, dhe Partneriteti për Paqe i NATO-s është një hap i parë.  E di se janë katër shtete mosnjohëse në NATO, por gjithmonë insistoj në atë se çka duhet dhe çka është e drejtë”, tha Kurti, raporton Express.

Tutje, shefi i qeverisë falënderoi NATO-n për kontributin 23-vjeçar në Kosovë, duke thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë NATO-n.

“Qeveria ime dhe unë jemi të angazhuar që politikat tona të jenë në linjë me orientimin euro-atlantik. Dua t’a shpreh falënderimin tim ndaj NATO-s që për 23 vjet ka kontribuar në sigurinë e popullit të Kosovës. FSK dhe pjesëtarët e tyre kanë arritur të ngrisin kapacitetet e tyre në bashkëpunim me NATO-n. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo operacion të NATO-s”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria po implementon diçka që është në pajtim me kushtetutën, por edhe në përputhje me obligimet që Serbia i ka marrë vite në parë në negociatat e Brukselit.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë mënyrë tjetër përveç zbatimit të vendimit, kur është pyetur nga gazetarët në Bruksel nëse është e mundur tërheqja nga vendimit për targat.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se implementimi i vendimeve është në dobi të të gjithëve.

Kurti: Po implementojmë diçka që është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet tona

“Për më tepër, vetë Serbia është pajtuar që prej mesit të janarit 2018 nuk do të prodhojnë tabela të tilla në Serbi më tutje dhe nuk do t’i detyrojnë serbët që t’i përdorin ato. Pra, katër vjet më vonë po implementojmë diçka që është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tona, pra e ligjshme, por në anën tjetër duke qenë në përputhje me zotimet e Serbisë dhe obligimet e tyre të marra përsipër gjatë negociatave në Bruksel. Pra, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër dhe besoj që është në dobi të gjithë neve që të bëjmë çdo gjë legjitime dhe të ligjshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosovës i duhet mbështetja nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit derisa ka përmendur operacionet e Policisë së Kosovës në këtë drejtim.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply