Media gjermane, ZDF: Shqipëria, trafik droge e Kryeministër arrogant

Transmetuesi gjerman “ZDF” i ka kushtuar një reportazh rrugës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sjellë në vëmendje problemet serioze me të cilat përballet vendi.

“Shumë njerëz në Shqipëri mbështesin anëtarësimin në BE dhe bisedimet e pranimit janë në vazhdim. Megjithatë, vendi duhet të kapërcejë ende disa pengesa, siç është korrupsioni”, raporton ZDF, në materialin e titulluar “Shqipëria, Rruga e vështirë për në BE”.

Përveç korrupsionit, “ZDF” prek edhe trafikun e drogës si dhe sjelljen arrogante të kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Lidhur me këtë aspekt ka reaguar edhe ish-ministri Genc Pollo, i cili përmes një postimi në Twitter, teksa shpërndan reportazhin e televizionit gjerman, shkruan: TV gjerman ZDF referon si shembull “riedukimin” e gazetarëve nga Rama. Dikur dikush tha se “Rama është brand për Shqipërinë”!!

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply