Berisha: Revolucioni nuk ndalet, protestat do vazhdojnë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi në ABC protestën e radhës te selia e PD. Berisha tha se protesta do të ketë diversitet, duke shtuar se tashmë demokratët protestojnë edhe kundër Edi Ramës i cili ka zyrën e dytë te PD-ja. Berisha foli për një program proteste. Ai tha se, selia e PD do t’i rikthehet demokratëve.

“Do të ketë diversitet. Selia do t’i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e vrasësve dhe kriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës. Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin drogë në seli”, u shpreh Berisha.

“Të gjithë ata që të mbështesin Lulzim Bashën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse godasin pluralizimin në Shqipëri”, vijoi ish-kryeministri.

Berisha ka zbardhur të tjera fakte të rënda nga brenda selisë së PD-së, ku përgjegjës kryesor është Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’, Berisha tha se aty mbahen skllevër nga mercenarë e Bashës në seli dhe se komanduari i tij është ish-kryepolici i bashkisë Florenc Hoxha.

Berisha: Ka prej tyre në seli që mbahen skllevër nga këta mercenarë në seli, mbahen peng. Ka të tjerë që janë të përfshirë në krim të drejtëpërdrejt me Lulzim Bashën. Aty nuk ka njerëz, nga media pranë tyre janë raportuar 25 – 30 vetë. Aty është një ish-kryepolic i bashkisë Florenc Hoxha, që është komandar i Lulzim Bashës, ku në fshatin që është ka vetëm drogë dhe krim. Aty është konglomerat njerëzish të terrorizuar dhe të tjetë aty janë mish e thua të lidhur me aferat e Lulzim Bashës.

Berisha ka reaguar pas vendimit nul të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha, që e përjashtoi nga Partia Demokratike përgjithmonë.

Përballë gazetares Juli Xhokaxhi se ky vendim është njësoj si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë, pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë, përveç atij të deputetit.

“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që sipas tij janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.

“Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar.

Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull si të ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Oficeri amerikan i kundërzbulimit i kërkon republikanëve të hetojnë lidhjet e Alex Soros me Ramën

Nga John R. Schindler “Washington Examiner” Takimi shumë i publikuar i së martës midis Alex …

Leave a Reply