Berisha: Pse Rama nuk plotëson kërkesën e Zelensky-t për të bllokuar vizat e rusëve?

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke e quajtur agjent të Kremlinit me projektin e Ballkanit të Hapur.

Gjithashtu, në konferencën për mediat, Berisha ngriti edhe njëherë pyetjen se përse Rama nuk e plotëson kërkesën e Zelenskyt për të bllokuar vizat për rusët.

“Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.

Çështja është se Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë.

Këtë çështje e kam ngritur disa herë në parlament. Kjo ishte e vetmja kërkesë e presidentit Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar. Por Edi Rama me kokëfortësi dhe pa asnjë shpjegim refuzon të bllokojë dhe vendosë vizat për rusët dhe të mos ua japë atyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply