Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai gjithashtu tha se siguria kombëtare e vendit është e kërcënuar, duke shtuar se fatmirësisht vendi është anëtar i NATO-s.
“Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë ju dëgjuat një muaj më parë se një prej figurave më kyçe ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj se ai nuk është i izoluar. Fatos Klosi ndiqej nga shërbime inteligjente për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Frederik Ymeri e emëroi në detyrën më të lartë dhe drejtorinë më të rëndësishme, Fatos Klosi. Këto në mënyrë direkte apo jo janë të lidhura gjer në kreu e piramidës së këtij vendi. Siguria kombëtare sot është e kërcënuar. Shqipëria është anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Sot mbi qiellin e Tiranë fluturojnë fortesa ajrore B52, uroj që miku i Ramës Vuçiç dhe barbari i Kremlinit Putin, t’i shohin këto fortesa”, tha Berisha.