Berisha: Projekti i Ramës si agjent i Kremlinit në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp nga selia blu akuzoi kryeministrin Rama se po vepron si agjent i Kremlinit me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

“Sot ka një konfrontim mes NATO-s , BE dhe Rusisë së Putinit, apo Putinit dhe aletatëve të tij.
Sot Shërbimet serbe ruse janë në sintoni të plotë në bashkëpunim të ngushtë. për tata që e vënë në dyshim po ju kujtoj deklaratën e Vuçiç që gjatë vizitës në Uashinton tha se Shërbimet më kishin njohur, shërbimet ruse, me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej. Kjo nuk është risi. Putini i madh dhe i vogël, Rusia e madhe dhe e vogël, janë një realitet i pazgjidhshëm. jam jkkëtu sepse ka një projekt tjetër madhor për Ballkanin, projekt serbo-rus dhe ky është Ballkani i Hapur. Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet para dy muajsh haptas nga Ministri i Jashtëm rus Lavrov. Ky projekt mbështetet po kaq verbërisht nga vasali i Vuçiçit në tiranë, Rama.
Më thoni, a nuk është ky një akt madhor i kërcënimit të sigurisë kombëtare?

Ata që kërkojnë agjenturë në bunkerë e tunele, problemi kryesor për Shqipërinë është në krye të qeverisë së vendit. Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.

Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”, u shpreh Berisha

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply