Berisha: Fatos Klosi emëroi asetin rus në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.

“Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuat, një muaj më parë, se njëri prej figurave më kyçe, të Shërbimit për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj, se ai nuk është i izoluar. Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.

Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi.

Kështu që siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmitësisht sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Sot në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, mbi qiellin e Tiranës fluturojnë fortesat ajrore B-52. Uroj që miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe barbari Putin, t’i shohin këto fortesa”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama udhëron arrestimin e zyrtares së lartë për të sfumuar skandalin e lirimit të Tahirit

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme. Burime bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *