20 skuadra, përfshirë Barcelonën, janë duke u hetuar nga UEFA për mos respektim të Fer Play Financiar për sezonin 2020/21
Sanksione priten për disa klube e ku të përfshira janë 10 klube të njohura në Europë, përfshirë Paris Saint-Germain, Marseille, Inter, Roma, Juventus dhe Barcelona.
Dy të fundit janë edhe në një proces gjyqësor kundër UEFA-së bashkë me Real Madridin në lidhje me krijimin e Super Ligës.
Siç ka raportuar The Times, sanksionet për PSG dhe Marseille mund të jenë të natyrës financiare, teksa klubet italiane dhe Barcelona pritet të marrin dënime të ashpra që mund ti largojnë ato nga garat e Europës apo ndalimi i transfereve.
Sistemi i ri kontrollues
Ky sezon do të jetë i fundit që do të përdoren rregullat e FFP-së aktuale. Nga 2023, UEFA do të sjellë një sistem të ri, me klubet që do të janë të kufizuara të shpenzojnë vetëm në përqindje te të ardhurave të tyre në pagat e lojtarëve, transferove dhe agjentëve.
Limiti d të jetë 90 për qind nga viti 2023, 80% nga vitit 2024 dhe 70% nga viti 2025. Financat e klubeve do të monitorohen në kohë të ndryshme gjatë vitit kur ata janë duke garuar në garat e Europës.
PSG besohet se ka thyer një nga katër pikat bazë të Fer Playit Financiar në tri vitet e fundit të caktuara nga trupi qeverisës i futbollit ku ata kanë dështuar për t’i kthyer librat financiar në lidhje me shpenzimet karshi të ardhurave.
Gazeta franceze, L’Equipe ka folur për një deficit mbi 30 milionë euro në secilin nga tri vitet, një rrethanë që duhet ndryshuar menjëherë.
Siç mëson Marca, skuadra e Lionel Messi dhe Kylian Mbappe është në rrezik që të sanksionohet financiarisht dhe, çka mund të jetë edhe më serioze, mund të dënohet edhe në aspektin sportiv.