Berisha: Do kthejmë të rinjtë që studiojnë në Perëndim, për të zhvilluar Shqipërinë!

Rinia, nuk ka dyshim që është problemi themelor. PD duhet të hapet ndaj rinisë me të gjithë potencialin e saj. Por nga ana tjetër, një Shqipëri e çliruar, ose një Shqipëri e ligjit, një Shqipëri e cila vendos të zhvillohet e ka jetike vendosjen e të rinjve në piedestal. Në vitet ’70 një vend në Amerikën Latine shkoi dhe mori një grup ekspertësh në Chicago, ai që e bëri këtë akt ishte gjeneral, por që i bëri vendit një shërbim të jashtëzakonshëm. Kili falë atij grupi ekonomistësh eci me shpejtësi të madhe drejt zhvillimit.

Ne, ekonomistë do të marrim të rinjtë shqiptarë që janë të shkolluar në mënyrë të shkëlqyer në perëndim dhe që presin me kënaqësi të vijnë në Shqipëri, të punojnë së bashku me ne dhe të zhvillojmë Shqipërinë me shpejtësi, ta shndërrojmë në vendin e ëndrrave të tyre më të bukura. Kohërat që vijnë do të jenë kohëra ndryshimesh të mëdha. Kauzat tona të drejta do të ngadhënjejnë, do të triumfojnë.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply