Nga Bujar LESKAJ
Të mësojmë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, e cila nuk ju tremb testit të drogës!
(Një postim ndërmjet seriozitetit dhe sarkazmës!)
Testi i drogës i kryeministres finlandeze Sanna Marin ka rezultuar negativ.
Kryeministrja finlandeze iu nënshtrua testit të drogës pas akuzave për përdorim droge, pasi në media qarkulluan disa filmime teksa kërcente pa tabu në klub me disa kolege dhe një këngëtar.
Nuk do të ishte më mirë që Kuvendin në shtator ta fillojmë, jo duke u marrë me dosje imagjinare apo të falsifikuara të ish- Sigurimit të Shtetit, por me kryerjen e testit të drogës, duke filluar nga kryeministri, (i akuzuar shpesh herë dhe ndër vite për përdorim të drogës!), ministrat e qeverisë, deputetët e Kuvendit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit?…
(Besoj se ka teste që nxjerrin edhe cilësinë e mirë ose të keqe të drogës së përdorur!)
Ky do të jetë propozimi im në shtator sapo Kuvendi të rifillojë punimet!
v.o:
1- Do të ishte shans i madh për politikën, shtetin dhe shoqërinë një nismë e tillë, e cila do të sillte katarsisin duke filluar nga Lideri Global, kryeministri!
2- Që të mos merret si provokim, në qoftë se ndokush e ka merak, mund të bëhet edhe testi i varësisë nga alkooli!…