Vlora në flakë, sipërfaqe të madhe me shkurre digjen, asnjë ndërhyrje nga shteti

Situata me flakët në Vlorë vijon të përkeqësohet. Vatrat e zjarrit në Llogara po përhapen me shpejtësi nga era. Zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Por edhe nga ajri qeveria s’ka ndërmarrë asnjë hap për ndërhyrje.

Kodrat e Llogarasë janë përfshirë nga flakët prej mesditës së sotme ndërsa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi.

Një tjetër vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një sipërfaqe e madhe me shkurre po digjet në zonën e Nartës.

S’është hera e parë që qeveria dështon të shuajë flakët ndërsa shpeshherë është dashur ndihma e grekëve për të fikur flakët.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply