Baçi: Panë se Meta u kthye fuqishëm në politikë dhe ata iu sulën

Deputeti i PD, Luan Baçi ka komentuar, nisjen e hetimit të SPAK ndaj Ilir Metës. Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se nëse Meta pas lënies së presidencës do kishte lënë politikën, nuk do kishte një hetim as nga SPAK dhe as një “vërsulje” nga ana e qeverisë. Ai tha se lëvizja nga ana e SPAK vjen pasi Meta u rikthye fuqishëm në krye të Partisë së Lirisë.

Luan Baçi: Unë mendoj se nëse Ilir Meta, u largua nga presidenca dhe do ishte joaktiv në politikë mendoj se nuk do të kishte asnjë lëvizje as nga mazhoranca dhe aq më tepër nga SPAK. Panë se Meta u kthye fuqishëm dhe ata iu sulën.

Më tej ai shtoi se është dakord që politikanët të hetohen për shkeljet që bëjnë por sipas tij mënyra se si po veprohet në rastin e Metës lë për të dëshiruar.

Luan Baçi: Do isha plotësisht dakord që për shkeljet e ligjeve, për çdo akt korrupsioni të politikanëve të lartë të ishin të gjithë nën hetim por mënyra se si i serviret publikut, mënyra se si veprohet në këtë situatë lë për të dëshiruar. Është e rrezikshme për vetë kohën që jetojmë. Më duket e habitshme që është pritur moment që Meta të dal nga presidenca dhe menjëherë të fillojë një sulm kundër tij i paprecedentë duke nxjerrë fakte e prova nga më të ndryshme.

Në lidhje me gjuhën politike të përdorur nga ana e Metës, Baçi u shpreh se “në politikë nuk ka rregulla në përdorimin e gjuhës, dhe kjo ka qenë historikisht në politikën shqiptare. Raste të kësaj natyre ka edhe në politikën ndërkombëtare”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply