Ikën edhe 1000 të rinj! Qeveria po e boshatis Shqipërinë…

Nga Enver BYTYÇI

Nga informacionet që kam, gjatë dy muajve, korrik-gusht, kanë ikur për në Angli përmes detit me gomone rreth 1000 hasianë.

Nëse bëjmë një llogari se sa mund të kenë ikur nga e gjithë Shqipëria, atëherë do të duhet që të pjesëtojmë 2,9 milionëshin me 15 banorë të Hasit, ta shumëzojmë me 1000 dhe do të dalë se në dy muaj e kane lëshuar Shqipërinë rreth 200 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj!

Atdheu pa banorë nuk quhet atdhe!

Shqipëria pa shqiptarë nuk është më Shqipëri!

Ndaleni këtë gjëmë të madhe të kombit tonë! Nesër do të jetë vonë! Në shtator e tetor nuk do të ketë më njerëz të protestojnë! Kjo është arsyeja pse qeveria ka bërë marrëveshje me trafikantët dhe ka udhëzuar që pagesën e një emigranti ta ulë nga 30 mijë paund, në 2000 euro!

Qeveria dëshiron ta boshatisë Shqipërinë para se të nisin protestat! Nuk ka mënyrë tjetër se si të qëndrojë në pushtet! Por pushteti i saj do të damkoset me nofkën e Milosheviçit!

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply