Lorenc Bega: Vota në Shqipëri blihet nga patronazhistët dhe policia politike

Lorenc Bega-Inxhinier ndërtimi

Duhet të mendojmë se zhvillimi vjen nga e shkuara. Vlerat tona si shqiptarë, atdhetarë, qëndrojnë mbi traditën. Tradita jonë është familja.

Sot me këtë qeverisje që quhet rilindje, që është pa identitet politik e shoqëror, kërkohet që ne të kalojmë në një sistem tjetër, ku familja të quhet prindi 1 dhe 2.

Ku parimet e shenjta të konservatorizmit, kombi, familja, feja dhe morali të mos kenë asnjë vlerë.

Po të përgjigjesha me fjalët e Pashko Vasës sot do të thoja: O ti Shqipni, ti sot ku je, si ai lisi i rënë në dhe.

Sot kemi në krye të vendit një sekt politik i cili brenda thelbit të vet, përmbledh të gjithë llumin e monizmit.
Në këtë vend, me votë nuk ndryshon dot asgjë! Pse?

Sepse vota blihet. E në një vend ku vota blihet dhe shitet, nuk na ndryshim. Kush e blen votën?

Patronazhistët dhe policia politike e rilindjes. Ku i gjejnë paratë ata.

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …

Leave a Reply