Ka një vjedhje masive. 22 milionë euro kilometri, me 3 milionë në Europë. Me standardet e BE-së, një shkollë ndërtohet me 600 mijë euro. 3 milionë e ndërton Erion Veliaj në Tiranë. Dhe rrah gjoksin me vjedhjen e tij.
Djegësat, 420 milionë euro dhe nuk ekziston asnjë prej tyre. Falimentojnë bashkitë pasi paguajnë 29 euro për ton plehu, që nuk digjet, sepse kaq paguhet kur digjet. Vazhdojnë njëlloj sepse ndërmarrja është e Ramës dhe Veliajt.
Çmimet janë stratosferike, të rritura me bord me qëllim që të shtohen të ardhurat nëpërmjet TVSH-së.