Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocaj.
“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”, tha Çuçi. Sipas tij, Nano u shkarkua pasi nuk arriti objektivat.