“Furtunë në gotë”, pas Nanos ikën edhe Ardi Veliu

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është liruar nga detyra. Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë.

“Sot janë marrë dy vendime. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Do ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim, që i bazojmë në eksperiencën të cilën kanë dhe në pozicionet kyçe që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.

Veliu largohet pikërisht në ditën kur u shkarkua Gledis Nano. Ky i fundit kishte zëvendësuar Veliun në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply