Krimi nuk ndalet, vritet një person në Pogradec

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pogradec, rreth orës 17:50 minuta. Burime nga policia kanë bërë të ditur se 63-vjeçari me inicialet F. M., ka qëlluar me thikë duke vrarë Safer Yskollarin, 65 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morg.

Njoftimi i policisë së Pogradecit.

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane citon Rubion/ SHBA do të godasë kartelin e lidhur me mafian shqiptare

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën (09.09.2026) se Shtetet e Bashkuara do ta …

Leave a Reply