Aksident tragjik në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësoren te “Astiri”

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë. Burimet kanë bërë me dije se një kamion ka përplasur një këmbësore.

Fatkeqësisht e aksidentuara ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

About Redaksia

Check Also

22 marsi-çohuni dhe bjeruni!/ Banda e horrave duhet rrëzuar. Vetëm vjedhje, krim dhe rritje çmimesh e taksash

Kur e gjithë Europa mer masa drastike për të ndihuar qytetarët e saj për ërballimin …

Leave a Reply