Berisha paralajmëron protesta: Do të jenë më të fuqishme se ajo e 8 janarit

Në 31 vjetorin e PD Lezhë, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama dhe Lulzim Basha e mbajnë peng selinë për shkak të projektit të kullave.

Në fjalën e tij, Berisha u zotua se do ketë protesta edhe më të fuqishme se më 8 janar.

“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve.

Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare.

Këto ditë doli se gjithë ai sulm ndaj selisë, ndaj demokratëve, gjithë ato mijëra bombola gazi e helmesh toksike, pluhurash toksike, të përgatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli, kishin si qëllim, përsëri vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Mos e harroni këtë.

Doli parku i katër hajdutëve, që duhej ndërtuar te selia e PD-së. Hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Parkun e kishin emëruar si parku i katër lirive, kur ai ishte parku i katër hajdutëve. Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve,” tha Berisha.

“Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria”, vijoi më tej ai.

About Redaksia

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …

Leave a Reply