Poezia e Mero Bazes për diktatorin: Po si vallë ne ta besojmë që na la shoku Enver?

Nga Beqir SINA

Koha Jone (12 years ago): Mero Baze, liber dhe poezi per Enver Hoxhen

Permalink Mero Baze, sa shume trishtim per vdekjen e Enverit

“Ç’eshte ky lajm qe token drodhi? Nxin dhe diellin kete here. Po si valle ne ta besojme Qe na la shoku Enver?”. Per Mero Bazen, vdekja e Enver Hoxhes, diktatorit komunist qe sundoi me dore te hekurt per mbi 40 vjet ne Shqiperi, ishte dicka e tmerrshme, e pabesueshme. Mero ishte student kur vdiq Enveri me 11 prill te vitit 1985, dhe lajmi per humbjen e diktatorit, u kthye ne ngjarjen me te tmerrshme te jetes se tij. Kishte humbur “simboli i lirise” dhe kjo gje nuk mund te besohej. “Vune kujen malet, shpatet, Ku ka shkelur kemb’e Tij. Kujen vuri Shqiperia, po qan djalin e saj trim”.

Mero eshte megjithate i sigurt se Enveri vdiq fizikisht, por jo ne mendjen dhe ne zemren e tij dhe sic thekson, ai nuk vdes kurre sepse eshte “simbol i lirise” dhe “shkelqim i historise”.

Duket e pabesueshme, por eshte e vertete.

Keto rreshta, nuk jane hamendesime, apo nje ironi, jane thjesht vargje te hedhura ne leter, pikerisht nga Mero Baze, analisti “i pavarur” qe sot “shitet”ngado si pene e se vertetes dhe jo e shtirjes.

Por a mund te besohet kjo?

Lexoni te plote kete poezi qe Mero Baze e shkroi pas vdekjes se Enverit, madje e botoi ne nje liber te posacem: BREZAT RRADHE-RRADHE BETOHEN

Ç’eshte ky lajm qe token drodhi?
Nxin dhe diellin kete here.
Po si valle ne ta besojme
Qe na la shoku Enver?

Vune kujen malet, shpatet,
Ku ka shkelur kemb’ e Tij.
Kujen vuri Shqiperia,
Po qan djalin e saj trim.

Por jo s’vdes, Ai do rroje
Si simboli i lirise.
Koherave u prive nder beteja
O shkelqim i historise!

Pas loteve te hidherimit
Duart me fort shtrengohen.
Per rrugen e Enver trimit
Rradhe-rradhe brezat betohen.

Mero Baze Student, fakulteti Gjeologji-Miniera

Dhe ashtu siç Mero shkruan ne poezine e tij, per Enverin, “Rradhe-rradhe brezat betohen”. Betimi ketu i perket Meros, qe premton boterisht se “Enveri “nuk vdes, ai do rroje si simboli i lirise”.

RRETH LIBRIT

Mero me shoke, “Dhimbje dhe betim” “Dhimbje dhe betim”, eshte libri i botuar ne prill te vitit 1985, me poezite e 34 studenteve qe ne ate kohe perjetuan plot dhimbje vdekjen e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ne fakt, vdekja e Enver Hoxhes, u perjetua keq nga shume njerez atehere, pjesa me e madhe e te cileve, te “hipnotizuar” nga terrori psikologjik i kohes dhe frika endeshkimit diktatorial. Por mes tyre, kishte dhe njerez si Mero, qe nuk u mjaftoi te benin “detyren” duke shkuar ne homazhet per Enver Hoxhen, sic dallohet dhe Merua ne kete foto, por edhe te shkruaje poezi per te dhe ta botoje ne nje liber te posacem, bashke me 33 persona te tjere, intelektualet e ardhshem
te Shqiperise.

Ja çfare thuhet ne parathenien e librit: “Dhimbja e madhe per humbjen e udheheqesit te shtrenjte te Partise e te popullit, mesuesit tone te lavdishem, shokut Enver Hoxha, preku thelle edhe zemrat e armates se studenteve, pedagogeve e punonjesve se Universitetit qe sot mban krenar emrin e Tij. Me dhjetera poezi jane shkruar keto dite. Ato jane te thjeshta, por te dala nga zemra. Nje pjese e ketyre poezive i kemi permbledhur ne kete vellim. Ne cdo strofe, ne cdo varg, krahas dhimbjes se jashtezakonshme ndjehet edhe betimi:

Ne jete te jeteve do te mbajme lart emrin dhe vepren e shokut Enver Hoxha”. “Dhimbje dhe betim” Liber i daktilografuar, me poezi,dhuruar Ramiz Alise me rastin e ceremonise se zhvilluar me 28 prill 1985, me rastin e venies se emrit te Enver Hoxhes, Universitetit te Tiranes.

Lista eshte sipas renditjes se librit

1. Rrapo Zguri, Fakulteti Histori-Filologji
2. Arben Rruna, Fakulteti i Mjekesise
3. Jolanda Guga, studente, Fakulteti Ekonomik
4. Mero Baze, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
5. Lindita Puto, studente, Fakulteti Ekonomik
6. Sami Kumi, pedagog, Fakulteti Ing. Mekanike
7. Petraq Peci, student Fakulteti Ing. Mekanike
8. Roland Kalanderi,student Fakulteti Ing. Mekanike
9. Dionis Papa, student, Fakulteti i Ekonomise
10. Agron Manan, studente Fakulteti Gjeologji-Miniera
11. Edlira Abazi, studente, Fakulteti Shkencat Politike
12. Martina Lleshi, studente, Fakulteti Ekonomik
13. Jorgji Nita, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
14. Kozeta Manaj, studente, Fakulteti Shkencave te Natyres
15. Arben Hamzallari, student Fakulteti Gjeologji-Miniera
16. Mimoza Myrtaraj, studente, Fakulteti Ekonomik
17. Shpresa Aliaj, studente, Fakulteti Histori-Filologji
18. Mehmet Bakalli, student, Fakulteti Histori-Filologji
19. Qazim Shehu, student, fakulteti Histori-Filologji
20. Myzafer Xhaxhiu, pedagog Fakulteti Histori-Filologji
21. Meleq Beqiri, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
22. Nazmie Behushi, punonjese ne biblioteken shkencore
23. Mimoza Musaraj, studente, Fakulteti Ekonomise
24. Anthulla Kaftani, studente, Fakulteti i Ekonomise
25. Laureta Petoshati, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit
26. Keti Mullaj, studente, Fakulteti i Ing. Mekanike
27. Fatime Shateli, studente, Fakulteti i Ing. Ndertimit
28. Arian Begaj, student, Fakulteti Gjeologji-Miniera
29. Elida Mema, pedagoge ne Fakultetin e Ekonomise
30. Valetina Thomai, studente, Fakulteti Ing. Mekanike
31. Luljeta Gurunjaku, studente, Fakulteti i Ekonomise
32. Irma Kurti, studente, Fakulteti Histori-Filologji
33. Vilma Veshi, studente, Fakulteti i Ekonomi

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply