Vjedhja-skandal/Rama bleu dje energjinë 160 Euro/Mwh më shtrenjtë se çmimi në bursë

10 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konutamore në periudhën 21-25 shtator. Në total, KESH njofton se ka blerë 23.400 Mwh, ndonëse në tenderin e hapur 1 ditë më parë u kërkua vetëm rreth gjysma e kësaj sasie e më konkretisht 12.000 Mwh.

Mbetet e paqartë sesi është zhvilluar procedura e blerjes për këtë sasi, duke qenë se nuk ka patur një tender që të mund të specifikonte edhe mënyrat e lëvrimit.

Ndërkohë që, edhe çmimi me të cilin është siguruar energjia, është më i lartë se në bursë. Sipas KESH, çmimi mesatar me të cilin u ble energjia në procedurën e djeshme është 435,80 Euro/Mwh , ndërkohë që Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, u mbyll me një çmim mesatar prej 276.76 Euro/Mwh.

Çmimi që raporton KESH nuk është arritur as në pik, pasi sipas Bursës së Hungarisë çmimi mesatar i pikut ishte 302.89 euro/Mwh. Fasha më e shtrenjtë orare në tregun e datës 19 shtator ka qenë 19:00 – 24:00, ku 1 Mwh u tregtua me 380.65 euro, një çmim që gjithsesi është më i ulët se ai që raporton vetë Korporata.

Vetëm për blerjet e muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 45 mln euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 295 mln euro. Gjithsesi, blerjet e muajit shtator janë shoqëruar edhe një rënie të ndjeshmë të rezervës energjetike në Kaskadën e Drinit, ku sipas të dhënave të raportuara nga KESH nga muaji korrik e deri më tani ky tregues është përgjysmuar.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply