Budina: Imediate largimi i mafies në pushtet

Regjisori Edmond Budina thotë se largimi i mafias nga pushteti, është më urgjente se dekomunistizimi. Në emisionin “Now”, Budina u shpreh se nisma për dekomunistizimin është propagandë për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

“Kush është më imediat sot, demafiostizimi i vendit apo dekomunistizimi. Unë kam përshtypjen se më i rrezikshëm sot, është mafia që kemi në pushtet dhe kudo në psikologjinë e shqiptarëve është futur mafia.

Kjo është shumë herë më imediate se historia e 30 viteve të shkuara. Unë jam plotësisht dakord që ajo duhet bërë. E gjitha kjo më duket një lloj prapagande për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …

Leave a Reply