Informatikë dhe revolucion dixhital: Soft power amerikan

Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft: këto kompani duket se përbëjnë elementët e fuqisë së krahut të armatosur të soft power dhe të ekspansionizmit amerikan.

Fuqia dhe pasuria e disa kompanive amerikane që operojnë në teknologjitë e reja sfidojnë shtetet e të gjithë botës. Akronimi GAFAM cakton më të mëdhatë midis tyre: Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft. Dhe lista mund të zgjatet me Netflix, Tesla, Airbnb (kompania e shërbimeve on demand) dhe Uber (kompani transportesh on demand) apo akoma Zoom Video Communications, softuer mbledhjesh online që ka njohur një rritje thuajse eksponenciale në vijim të pandemisë së Covid 19.

Është një numër i vogël biznesesh që kontrollon botën dixhitale, nga informatika personale e shfaqur gjat viteve ‘80 (personal kompjuterët e parë dolën në treg në 1977) deri në rrjetet sociale, duke kaluar nëpër shitjen on line, muzikën, kinemanë dhe sektorë të tjerë në rritje të madhe, si inteligjenca artificiale (në këtë fushë, kompania amerikane NVDIA është në vendin e 20 ndër bizneset më të vlerësuara në bursë) apo menaxhimin e të dhënave (Oracle është e 49).

Shifrat e këtij dominimi janë dërrmuese. E krijuar në 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin, Google menaxhon qysh nga viti i ardhshëm 500000 kërkesa në ditë, një shifër e ngjitur sot në 6.9 miliard (80000 në sekondë!). biznesi që siguron 96% të të ardhurave nga publiciteti dhe menaxhon motorin kërkues më të përhapur sot posedon rreth 90% të tregut botëror të kërkesave. Posedon ReCaptcha (softuer verifikimi), Waze (aplikim navigimi rrugor për dispozitivët mobilë), DoubleClick (kompani shërbimesh internetore), YouTube (ndarje dhe vizualizim në rrjet përmbajtesh audiovizive) dhe Android (sistem operativ për dispozitivë smartfon dhe tablet).

E lindur në 1976 prej veprës së Steve Jobs, Apple ka qenë nga ana e saj një prej aktorëve kryesorë të zhvillimit të informatikës personale në vitet ‘80, përpara se të investonte në sektorin e muzikës on line, fushë ku është impnuar duke filluar nga 2993 me lançimin e iTunes Music Store, domethënë në tregun e smartfonëve, me lançimin e iPhonëve në 2007. Në vitin 2018 kapitalizimi i saj në bursë kishte arritur 1000 miliard dollarët, domethënë ekuivalentin e PBB së Indonezisë, një fakt i paprecedent në industrinë private; në gushtin e 2020 ka arritur të tejkalojë 2000 miliardët, domethënë ekuivalentin e PBB së Francës. 81% e të ardhurave burojnë nga fabrikimi i harduerit.

Rrjet social i krijuar në 2004 nga Mark Zuckerberg dhe të tjerë, Facebook posedohet dhe menaxhohet nga kompania Meta Platforms (emërtim i marrë nga 2021), ka arritur shifrën e 1.8 miliard përdoruesve të përditshëm aktivë në 2020, prej të cilëve më shumë se 20 milion në Itali dhe rreth 2.7 miliard përdorues aktivë mujorë. Posedon rrjetin social Istagram (2010: shërbim rrjeti social me përmbajtje video), WhatsApp (mesazheri e atypëratyshme) dhe Oculus Rift (realitet virtual). 98% e të ardhurave të saj buron nga publiciteti. Sot Facebook është më i rëndësishmi midis rrjeteve sociale, që duke ndjekur shembullin e pionierit janë shumëfishuar, si Twitter (2006: shërbim lajmesh dhe mikroblogingu), Tumbir (2007: rrjet social, mikrobloging) apo akoma.

I krijuar në 1994, Amazon është gjigandi i katërt i internetit. Në harkun e pak viteve, është bërë një supertreg botëror. Në 2019 në Shtetet e Bashkuara menaxhonte rreth 45% të tregëtisë on line; në 2021 menaxhon 20% të asaj botërore. Rritja e tij është përshpejtuar me pandeminë e Covid 19: në tremujorin e dytë të 2020 Amazon ka përparuar në të gjitha vendet e Europës duke arritur kuota më të mëdha të tregut sipas produkteve, që shkojnë nga 14% e produkteve ushqimore në 65% të elektronikës dhe elektroshtëpijakeve. Në disa vende ky proporcion është edhe më i lartë: në Shtetet e Bashkuara Amazon menaxhon 75% të tregut të librave elektronikë (2018), ndërsa 82% e të ardhurave totale të tij buron nga tregëtia on line. Themeluesi i tij, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë.

E krijuar nga Bill Gates dhe Paul Gardner Allen, Microsofti është sot lideri botëror i sektorit të kompjuterëve dhe i sistemeve të menaxhimit (sisteme operativë dhe cloud computing), me një kuotë tregu të vlerësuar në 90%, por është njëlloj e pranishme në sektorë si motorët e kërkimit, rrjete sociale apo videolojëra. 62% e të ardhurave të saj buron nga realizimi i softuerëve. Posedon Hotmail (Outlook.com, menaxhim poste elektronike), Nokia Devices & Services (smartfon), Skype (softuer për mesazhistikën dhe VoIP), LinkedIn (rrjet social për kontakte profesionistësh), GitHub (softer), Activision Blizzard (videolojëra).

Në realitet GAFAM nuk do të ishte tjetër veçse pema që fsheh pyllin: prapa saj ekziston në fakt një tërësi biznesesh amerikane, në pjesën më të madhe të ndodhura në Silicon Valley të Kalifornisë. Jo vetëm kompanitë e GAFAM dominojnë sektorët e tyre respektivë, por e zgjerojnë rrezen e tyre të veprimit duke vazhduar në këtë mënyrë t’i diktojnë rregullat e lojës, pikërisht si Amazon, që në majin e 2021 ka blerë MGM (Metro Goldwin Mayer) dhe katalogun e saj prej më shumë se 4000 filmash, të vëna në dispozicion të klientëve të shërbimit Amazon Prime; Amazon ka blerë edhe të drejtat e transmetimit të takimeve sportive (turneut të tenisit të Parisit, Premier League në Angli, etj.).

Konkurrentë seriozë në Azi

Ky fenomen dominimi nuk është ndonjë risi: është i krahasueshëm me atë që ka ndodhur midis fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX kur kompanitë amerikane kanë siguruar një pozicion emergjent në sektorin e naftës dhe të lubrifikantëve (Standard Oil), të produkteve të konsumit (Ford me automobilin, Gillette me brisqet e rrojes…) apo me kulturën (Hollywood, me kinemanë; Columbia, me fonografin). Për një aspekt të caktuar GAFAM nuk bën gjë tjetër veçse ndjek një proces amerikanizimi të botës, në të cilën projektimi ndërkombëtar i kompanive amerikane ka luajtur një rol themelor në eksportimin e produkteve dhe të praktikave të tyre në shumë vende të botës. Në pamje të parë, një afirmim i tillë duket se ka forcën e evidencës përveçse të një pjese të vërtete, por situata praktike nuk është edhe aq e thjeshtë për t’u përcaktuar.

Efektivisht, nëse GAFAM ka dominuar revolucionin numerik në fillimet e tij, peizazhi industrial ka pësuar ndryshime duke filluar nga dekada e dytë e mijëvjeçarit të ri dhe nëse Shtetet e Bashkuara rezultojnë akoma në pozicion dominues do të ishte e ekzagjeruar të thuhej se posedojnë një pozicion hegjemonist. Faktikisht, nëse bëhet fjalë për hegjemoni, ajo kufizohet, nëse mund të thuhet, në kontinentin amerikan dhe europian. Në Afrikë dhe në Azi situata duket më pak e qartë, jo vetëm pse statistikat janë më pak të besueshme, në mos joekzistente, por edhe pse në zona të tilla ekzistojnë konkurrentë të rëndësishëm. Mjafton të shikohet motori kërkimor Google. Pjesa e tij e tregut të kërkimeve është e anashkalueshme në Kinë, ku nuk kalon 2% në 2021. Tregu kinez, më dinamiku në botë, dominohet nga motorë të tjerë, si Baidu, që menaxhon 70% të kërkesave. Nevojitet njëlloj të vërehet se në Rusi Google nuk gëzon një pozicion hegjemonist, pasi motori kërkimor rus Yandex N.V. zinte rreth 54% të tregut të kërkesave në 2018.

Situata është e njëjtë në tregun e muzikës on line dhe të shërbimeve të streaming, ku amerikanët nuk janë më të vetmit. Platformat e Apple, YouTube apo Amazon praktikisht duhet të prballojnë një konkurrencë luftarake nga ana e suedezes Spotify, që dominon tregun botëror të shërbimit muzikor në 2020 (155 milioni abonentë kundrejt 60 milionëve për Apple music), por edhe nga ana e të tjerëve, të mirëkonsoliduar në vendet e tyre të origjinës, si kinezët e QQ Music, Kugou dhe Kuwo, apo akoma indianët e Gaana dhe JioSaavn. Duhet shtuar se tregje të tjera ku bizneset amerikane po përballen me një konkurrencë të fortë, si në Lindje të Mesme (me platformën Anghami), në Afrikë (me Boomplay Music) apo akoma në Korenë e Jugut (MelOn) dhe në Francë (Deezer, streaming multimedial).

Në tregun e smartfonëve, Apple e ka humbur vendin e parë në 2016, në favor të kolosit jugkorean Samsung, që realizon 22% të shitjeve botërore në tremujorin e parë të 2021, kundrejt 15% të Apple dhe 14% të kinezit Xiaomi. Së fundmi, nëse Amazon rezulton në vendin e parë të tregut botëror të tregëtisë on line, Alibaba dominon një treg kinez në ekspansion të plot dhe aktorë të tjerë rajonalë e tejkalojnë Amazon në zona të caktuara gjeografike, si Jumia në Afrikë,  argjentinasen MercadoLibre në Amerikë Latine apo biznesin e Singaporit Shopee, që mbretëron në Juglindjen aziatike. Nëse mbi arësyen në shkallë botërore duket e qartë se jashtë Europës, gjigandët e GAFAM kanë konkurrentë luftarakë, në radhë të parë kinezët e Baidu, Alibaba, Tencent (Facebook kinez) dhe Xiaomi, që kanë edhe ato një akronim: BATX (Baidu, Alibaba, Tencent dhe Xiaomi). Hegjemonia kineze e bizneseve amerikane të tregut dixhital duket më shumë se zbulon paaftësinë europiane e ngritjes në këmbë të kompanive të të njëjtit kalibër që të mund të konkurrojnë në tregjet respektive.

Rikthimi i shtetit

Fuqia e GAFAM gjithësesi nuk duhet nënvlerësuar. Ajo është e konsiderueshme dhe ngre dy probleme të mëdha për shtetet. Në radhë të parë në fushën ekonomike, ku pozicioni dominues ka përfunduar për t’i preokupuar qeveritë, në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë: gjatë viteve të fundit janë nisur procedime për të shqyrtuar mënyrën me të cilën bizneset e GAFAM kanë fituar start up e mundshme që mund të bëhen konkurrentët e tyre. Në Shtetet e Bashkuara Komisoni Antitrust i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar në tetorin e 2020 një raport ku sugjerohet shpërbërja e GAFAM. Paralelisht, nga fundi i 2020 lloje të tilla procedimesh janë shmuëfishuar kundër Apple, Google, Amazon dhe Facebook nga ana e disa shteteve federale amerikane apo edhe nga Mbretëria e Bashkuara dhe të gjitha të prirura për abuzim pozicioni dominues. Prokurori i Distriktit të Columbia ka lançuar në majin e 2021 procedimin e parë gjyqësor kundër Amazon për të njëjtën arësye. Bashkimi Europian dhe Australia janë hedhur në një betejë legjislative për t’i detyruar gjigandët e big tech të shpërblejnë gazetat apo botuesit të cilëve u përdorin përmbajtjet. Këto procedime juridike evidentojnë dhe dokumentojnë reagimin e shteteve përballë fuqisë së kompanive. Po verifikohet një pakënaqësi në rritje kundrejt strategjive të optimizimit fiskal të GAFAM, që u ka mundësuar këtyre kompanive të arkëtojnë fitime kolosale.

Nga kjo pikëpamje, pandemia e Covid 19 ka shënuar ndoshta një përfitim vetëdijeje: fitimet e realizuara nga disa kompani duken jo korrekte përballë shpenzimeve gjiganteske të shteteve për të penguar rënien e ekonomisë botërore. Nëse GAFAM kanë njohur gjatë 20 viteve të para të mijëvjeçarit të tretë një situatë shumë të favorshme, një tendencë e tillë ka arritur ndoshta pikën e kthesës, siç tesktohet nga parmi i adoptuar në qershorin e 2021 nga ana e G7 e një taksimi ndërkombëtar prej 15%.

Metoda agresive

Problemi i dytë i rëndësishëm i paraqitur nga fuqia e tyre është me natyrë etike, por edhe politike, për shkak të sasisë së konsiderueshme të të dhënave personale të poseduara nga këto kompani. Edhe në këtë rast ta interpretosh GAFAM si krahun e mundshëm të armatosur të imperializmit ekonomik amerikan përbën një vizion semplicist të problemit. Kjo është ajo që evidenton afera Cambridge Analitica, i shpërthyer në 2018: një kompani e tillë e themeluar nga përfaqësues të së djathtës konservatore amerikane ka shfrytëzuar të dhënat personale e disa dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook me qëllim që të përhapë në rrjetet sociale mesazhe të favorshme për Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump. Gjithë kësaj i shtohet edhe interferenca e mundshme e Rusisë në zgjedhjen presidenciale të 2016 nëpërmjet rrjeteve sociale. Riperkusionet janë edhe me natyrë gjeopolitike. Praktikisht, në marsin e 2018, administrata Trump ka votuar Cloud Act, që ia ka atrobuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara të drejtën e aksesit në të dhënat e ruajtura nga GAFAM lidhur me kompanitë dhe individët në çdo cep të botës. Ky ligj ekstraterritorial i hap rrugën shfrytëzimit të të dhënave të tilla nga ana e qeverisë federale për qëllimet e sigurisë kombëtare. Lidhur me këtë, Rusia nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka reaguar duke riatdhesuar totalitetin e të dhënave dhe shërbimeve të saj në serverat e vendosur në territorin e saj.

Por GAFAM është vetëm një pjesë e soft power amerikan. Nëse suksesi i saj varet nga risitë teknike që ajo ka ditur të transformojë në produkte atraktive, metodat agresive tregëtare të saj dhe mbështetja sistematike e marrë nga qeveria amerikane në ndërkombëtarizimin e saj (Shtetet e Bashkuara i janë kundërvënë çdo taksimi, sidomos nga ana e qeverive europiane) evidentojnë varësinë e saj nga hard power amerikan. Fuqia e GAFAM përbën vetëm një komponente të fuqisë ekonomike politike dhe kulturore amerikane. Si të gjitha pushtetet, edhe ky nuk mund t’i tejkalojë limite të caktuara: pra është i nevojshëm një aksion kontrolli dhe rregullimi për të shmangur që të bëhet e pakontrollueshme. Kjo është ndoshta një prej sfidave madhore të dekadave të ardhshme.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Zoti e shpëtoftë stërlinën

Anglia si Greqia dhe Italia e 10 viteve më parë? Nuk është më fantaekonomi. Ja …

Leave a Reply

Your email address will not be published.