Sot edhe Luli si Taulant Balla ka festuar ditëlindjen e FRESSH. Basha ka mbledhur një grup të rinjsh në Tiranë, shumica të FRESSH për t’i prezantuar si të rinj të FRPD. Ajo që ra në sy ishte se në këtë takim ishin disa nga beniaminët e Bashës në rrethe, të cilëve u është premtuar se do të bëhen deputetë dhe ministra.
Basha edhe pse mundohej të ishte i qeshur gjatë fjalës së tij, ishte në dëshpërim dhe mezi i dilnin fjalët nga goja.
Tashëm Basha është braktisur jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga njerëzit e tij më të afërt. Sot dha dorëheqjen edhe Nënkryetari i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Alfred Rrushaj.