Berisha: Erdogan urdhëron Ramën për mbyllje shkollash dhe xhamish

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama si gënjeshtar dhe të pamoralshëm kur ka urdhëruar mbylljen e kopshtit dhe kolegjit turk Mehmet Akif.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se vendimi është urdhëruar nga Presidenti i Turqisë, Erdogan, teksa tha se Rama gënjen kur deklaron që mbyllja ka ardhur për shkak se godina është blerë nga biznesmeni Sinan Idrizi.

Deklarata e Berishës

Sot dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, i Presidentit të Turqisë që e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash e xhamishë ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë hde një histori 26 vjeçare në Shqipëri, kolegjit Mehmet Akif.

Në traditën e tij morale, gënjeshtra, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit e ka si taksi, ka blerë godinën. Gënjestar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopështin që mbylle? A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 parashkollorë? A e di ky njeri se ata vogëlushë ditën pas çerdhes familjare e kalonin në këtë çerdhe me njeri-tjetrin, mësonin, këndonin, recitonin, mësonin gjuhë, mbështesnin njeri tjetrin, festonin ditëlindje së bashku, gëzonin me njeri-tjetrin, prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopësht.

Ky është gënjeshtar i lindur që për të zbatuar urdhrat e verbra të Presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij. U bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës të bashkohen me nxënësit e kolegjit Mehmet Akif. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit në këtë vend. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërisë, një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta.

E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim anti-demokratik dhe anti- shqiptar të një njeriu, që e kam të lehtë të them që është i kapur nga Sinan Idrizi. Solidariteti im i plotë me studentët, por edhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një gënjestari që s’ka moral.

About Redaksia2

Check Also

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, “ngujohet” në Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të …

Leave a Reply