Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj me kulla.
Monumentet e drogës dhe krimit të klientelës së Partisë mbushin Tiranën.
Learti i Partisë shpërblehet me tre kulla!
Miq, qytetari dixhital shkruan se: Tre kulla me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET. Kjo është tronditëse. Tirana nuk ka më hapësirë të lirë për të marrë frymë.
Cilido kalon në zonën e ndërtimit ka vënë re se ky projekti gjigant, i projektuar nga qeveria, po zhvillohet nën emrin e deputetit të PS, Laert Duraj. Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt, Rudin Durajt, me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek ‘Bulevardi Gjergj Fishta’ do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës si dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.
Laert Duraj, me bekimin e Edi Ramës dhe Erion Betonit, do të ndërtojë këto 3 kulla me paratë e “fituara” gjatë kohës që mbante pozicionin si Drejtor në Postën Shqiptare. Këta ushtarë të Edi Ramës po betonizojnë, zhvasin, shkatërrojnë vendin dhe qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, si të pafytyrë e të pashpirt që janë, godasin çdo centimetër të njerëzve në pamundësi me brutalitet dhe dënime maksimale.
Erion Betoni dhe shefi i tij do të mbajnë përgjegjësi për çdo tullë të vendosur, çdo centimetër tokë të falur e vjedhur, për çdo leje e konçesion të dhënë. Kjo qeveri e kotecit kërkon reagim të menjëhershëm e të përgjithshëm. #sb