Skandali/ Peleshi, 700 mijë euro për aktivitete artistike

Në një kohë që krerët e shtetit shqiptar kanë deklaruar se janë në “luftë” me Iranin dhe Rusinë, ku nevojitet një mobilizim nga të gjithë, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka hapur një tender për … aktivitete artistike!

Një çmenduri në këto kohë, pasi ata që po mobilizohen janë taksapaguesit, të cilët për shkak të “luftës” imagjinare të qeverisë, po shikojnë dita-ditës që po u rriten çmimet. Por, përveç çmimeve të shportës së përditshme, në 1 tetor do të ketë rritje edhe energjia elektrike.

Por, a kanë krizë insitucionet shtetërore, ato të cilat duhet të menaxhojnë financat publuke, të cilat me rritjen e çmimeve po shtohen në buxhetin e shtetit, por po varfërojnë buxhetin e familjeve?!

Përgjigjen e kësaj pyetje na e jep Niko Peleshi, ministri jonë i mbrojtjes! Në këtë kohë krize, Peleshi gjen mundësinë që të shpenzojë plot 700 mijë euro për aktivitete artistike.

About Redaksia2

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply