Sulmet kibernetike, Noka-deputetëve të PS: Ju veproni si një bandë!

Këtë të hënë nisi me debate seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare.

Sot po zhvillohet një seancë dëgjimore me kreun e shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me sulmet kibernike.

Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër. Noka dhe Xhaferri thanë se ky është veprim si i një bande.

Debati

Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.

Ferdinand Xhaferri:  Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama sepse e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.

Nasip Naço: Kushdo që do të rrijë brenda do të dorëzojë celularët.

Flamur Noka: Do t’i lëmë të gjitha, celularët, këpucët, çfarë të doni ju. Sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë konfidenciale. Çështja për të cilën është thirrur kreu i ri i SHISH është shumë sensitive. Çështja nuk ka asnjë seret. Çdo e dhënë sekrete ndodhet në duart e hakerave iranianë, serbë edhe rusë. Ju i thoni shqiptarëve që nuk kanë të drejtë t’i dinë këto.

Nasip Naço: E hedhim në votim.

Flamur Noka: Ju veproni si bandë.

About Redaksia

Check Also

Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Tensione janë regjistruar para Kryeministrisë, ku Policia ka arrestuar protestuesit Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, …

Leave a Reply