Këtë të hënë nisi me debate seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare.
Sot po zhvillohet një seancë dëgjimore me kreun e shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me sulmet kibernike.
Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër. Noka dhe Xhaferri thanë se ky është veprim si i një bande.
Debati
Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.
Ferdinand Xhaferri: Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama sepse e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.
Nasip Naço: Kushdo që do të rrijë brenda do të dorëzojë celularët.
Flamur Noka: Do t’i lëmë të gjitha, celularët, këpucët, çfarë të doni ju. Sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë konfidenciale. Çështja për të cilën është thirrur kreu i ri i SHISH është shumë sensitive. Çështja nuk ka asnjë seret. Çdo e dhënë sekrete ndodhet në duart e hakerave iranianë, serbë edhe rusë. Ju i thoni shqiptarëve që nuk kanë të drejtë t’i dinë këto.
Nasip Naço: E hedhim në votim.
Flamur Noka: Ju veproni si bandë.