• Berisha pas takimeve me banorët në Jug të Shqipërisë, bën analizën e gjendjes së mjeruar të vendit: Jugu ndodhej në situatën më dramatike.
Falenderim për debatin e hapur, mendimet dhe opinionet që shprehen në takimet që unë zhvillova në salla, në rrugë, në kafene, me qytetarët e Gjirokastrës, Derviçanit, Memalijt, Libohovës.
Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.
Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat.
E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut.
Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot.
Gazeta RD