Një përfaqësi në PD kërkon modalitetet e bashkëpunimit me shumicën

Një përfaqësi deputetësh të PD kërkojnë modalitete e bashkëpunimit me shumicën dhe këtë kërkojnë ta arrijnë përmes dialogut. Ata shprehen se kërkojnë daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, ndërsa më parë Berisha është shprehur se kushdo mund të jetë pjesë e primareve që do të vendosin kandidatët pavarësisht qëndrimeve që ata kanë mbajtur më pare.

“Në vlerësimin tonë zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje”,thuhet në deklaratën e tyre.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim përfaqësia ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

About Redaksia2

Check Also

Berisha publikon lajmin: Kryengritja jonë paqësore jehonë botërore!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një lajm nga mediat botërore që i kanë …

Leave a Reply