Berisha takim me partitë opozitare: Nuk tërhiqemi nga primaret, mirëpresin këdo që të kandidojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare të cilat nuk janë të përfshira në parlament. Qëllimi i takimit është unifikimi i partive opozitare për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale që janë vitin tjetër.

Pak para takimit me përfaqësuesit e partive, kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për gazetarët që ishin jashtë selisë.

Pyetjet: Zoti Bardhi është emëruar si përfaqësues i grupit tjetër?

Berisha: As kam kushte dhe as nuk marr kushte.

Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale.

Pyetje: Nuk tërhiqeni nga primaret?

Berisha: Nuk mund të tërhiqem nga primaret, janë kusht i ekzistencës.

Nuk tërhiqet kush nga primaret.

Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret. Nuk kam dëgjuar asnjë njeri.

About Redaksia

Check Also

“Rama jepe dorëheqjen”! Protesta “pushton” Tiranën

‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës.  Lumi i protestuesve …

Leave a Reply