Ngjarje e rëndë në Bulqizë, humb jetën një minator

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në një nga galeritë e Bulqizës. Sipas Policisë së Bulqizës, aksidenti ka ndodhur në Zonën e Parë ku 40-vjeçari i cili punonte si zjarrmëtar ka humbur jetën si pasojw e shpërthimit të lëndës plasëse. Policia ka nisur hetimet.

Policia e Bulqizës/ Informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane citon Rubion/ SHBA do të godasë kartelin e lidhur me mafian shqiptare

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën (09.09.2026) se Shtetet e Bashkuara do ta …

Leave a Reply